LAJMI I FUNDIT:

Harris posedon armë: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet

Harris posedon armë: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka folur për gatishmërinë për të përdorur armën nëse dikush hyn në shtëpinë e saj.

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, ai do të qëllohet”, tha Harris në formë shakaje gjatë një emisioni të transmetuar drejtpërdrejt në Michigan me Oprah Winfrey.

Pas të qeshurave, kandidatja demokrate për presidente vazhdoi: “Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me këtë më vonë”.


Harris, e cila theksoi gjatë debatit të fundit presidencial se ishte poseduese e armëve, ka përsëritur se mbështet ndalimin e armëve sulmuese.

“Nuk ka vend në rrugët e një shoqërie civile”, tha Harris.

E pyetur nga Winfrey për të konfirmuar nëse ajo kishte qenë vetë pronare e armëve për “një kohë”, Harris u përgjigj se “po”.

Ajo theksoi se ishte një mbështetëse e Amendamentit të Dytë të SHBA-së, i cili mbron të drejtën e posedimit të armëve, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Por, zëvendëspresidentja vazhdoi të parashtrojë çështjen e saj për ndalimin e armëve sulmuese, duke përmendur problemin e SHBA-së me të shtënat në shkolla.

Bëhet e ditur se gjatë emisionit me Winfrey, Harris u pyet gjithashtu për tema si emigracioni dhe ekonomia.

Ndryshe, zotërimi i armëve ka qenë një çështje publike që nga viti 2019, kur Harris tha: “Unë zotëroj një armë ndoshta për arsyen që e bëjnë shumë njerëz – për sigurinë personale. Unë kam qenë prokurore”.

Por, deklarata e saj tërhoqi vëmendje të madhe gjatë debatit presidencial që ajo pati me rivalin republikan Donald Trump.

Harris mohoi pretendimin e Trumpit se ajo do të “konfiskonte armët e të gjithëve” nëse zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se ajo dhe kandidati i saj Tim Walz, një entuziast i gjuetisë, kishin armët e tyre të zjarrit.

Trump, gjithashtu, ka pasur tre armë, megjithëse iu desh të dorëzonte dy prej tyre dhe të përballej me kufizime në të tretën pasi u përball me akuza penale në New York. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori