LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj viziton shoqatat e dala nga lufta: Kategoritë e lirisë janë testamenti dhe themeli ynë për të ardhmen

Haradinaj viziton shoqatat e dala nga lufta: Kategoritë e lirisë janë testamenti dhe themeli ynë për të ardhmen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku është takuar me krerët e Shoqatave të dala nga lufta.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dëshmorët e të gjitha kohërave, invalidët, veteranët, familjet e martirëve, të pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë.

“Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen. E vërteta e kategorive të lirisë është e të gjithë neve. Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh. Por, të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit, është e papranueshme, është mallkim për brezat”, ka shkruar ai. /Telegrafi/