Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Abc News”, ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga termeti.
“E kemi përcjellë me shqetësim lajmin për tërmetin. 26 nëntori dhe tërmeti ishte një ngjarje me përmasa të mëdha dhe na ka tronditur edhe në Kosovë. Unë personalisht kam qenë gjatë mobilizimit të njësive të specializime të ekipeve- kërkim shpëtim”, tha Haradinaj.
Haradinaj tregon se pas marrjes së lajmit, ka komunikuar me Presidentin Meta, ndërsa me Ramën e ka patur të pamundur, sepse ndonjëherë për të komunikuar me kryeministrin duhet të kalohet nëpër stafe.
“Komunikimi me kryeministrin Rama është bërë e pamundur, kam një periudhë të gjatë kohorë ka qenë e vështirë për të komunikuar. Ndërsa me presidentin Meta kemi komunikim direkt”, tha ai.
“Komandanti i ushtrisë tonë ka komunikuar me komandantin e ushtrisë shqiptare. Ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes ushtrisë shqiptare dhe asaj të Kosovës. I kam komunikuar që në orën 8 të mëngjesit, kemi kryer të gjitha protokollet për tu organizuar për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë. Për të mos humbur kohë i kemi realizuar të gjitha protokollet sepse e dinim se koha për ato banorë ishte shumë e çmueshme dhe e gjithë procedura është kryer në kohë rekord”.
“Nuk kam hezituar të bashkëpunoj me Hashim Thaçin, kam qenë i bindur që ai do të ishte dakord me të gjitha përgatitjet”, shtoi ai.
Sa i përket mekanizmave të Kosovës, Haradinaj thotë se shteti i ri në disa raste ka përparësi.
“Ne kemi përfituar shumë nga bashkëpunimi me NATO-n. Ka një nivel të mirë të vendimmarrjes në Kosovë apo të reagimit, por edhe ne i kemi disa mungesa, kemi marrë shumë mësim nga tërmeti. Ushtria, policia, zjarrfikëset në Kosovë funksionojnë plotësisht”.
“30 minuta na janë dashur për tu përgatitur, së pari kam marrë në telefon Komandantin e Ushtrisë, Policisë, ende pa u marrë ftesa nga Shqipëria ne të jemi gati, dhe kur të merret ftesa të jemi gati për tu nisur. Në rastin tonë kemi shkuar si njësi jo si individ”.
Mendohet një numër i madh i shqiptarëve të strehuar në Kosovë, disa prej të cilave janë strehuar në shtëpi të qytetarëve.
“Në kampin në Prizren jemi duke bërë identifikimin e pajisjen kartave që menaxhohet nga zyra e Kryeministrit, po bëhen shërbime sa i përket kontrolleve shëndetësore. Nuk janë kushte ideale dhe ndaj ne po përpiqemi të tregohemi të kujdesshëm”, tha Haradinaj.
Ai u shpreh se gjatë identifikimit do të bëhet një sqarim se si është gjendja nëse ka apo jo qytetarë të cilat nuk janë të prekur nga tërmeti, kjo mbetet për tu verifikuar dhe nëse nuk vijnë nga zonat e prekura ne do ti kthejmë edhe pse disa prej të cilëve janë kthyer me dëshirë.
“Duhet të tregohemi solidarë, por jo t’i mashtrojmë njerëzit. Nuk len Kosova asnjë shqiptar të Shqipërisë jashtë, por nuk duhet të bëjmë gabime duke i mashtruar njerëzit. Nuk kemi pasur incidente deri më tani, qarkullojnë informata se ka persona me precedentë penal por ende nuk kemi diçka të konfirmuar”, u shpreh ai. /abcnews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze