LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj me të rinjtë e AAK-së: Ditët më të mira i kemi përpara

Haradinaj me të rinjtë e AAK-së: Ditët më të mira i kemi përpara

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në takimin konstituiv të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK).

Haradinaj ka thënë se rinia ka hapësirë të mjaftueshme në AAK.

“Rinia është promotore e ndryshimeve, andaj hapësira që ata të japin kontribut në AAK do të jetë prioritet i përhershëm. Tejet i kënaqur të jem në mesin e shumë të rinjve nga gjithë Kosova, në takimin konstituiv të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës së të Rinjve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.


Haradinaj ka deklaruar se ka një entuziazëm dhe mobilizim të rinisë në AAK çka e bënë të shpresoj se ditët më të mira janë para nesh.

“Të rinjtë në AAK janë pjesë e rëndësishme në procesin e vendimmarrjes. Aleanca është subjekt politik me objektiva të qarta dhe me strategji për mundësi më të mëdha për rininë, ku roli i tyre ka fuqi dhe është prioritet i përhershëm. Entuziazmi dhe mobilizimi që pashë sonte tek të rinjtë tanë, më bën të shpresoj se ditët më të mira i kemi përpara. Urime e suksese”, ka përfunduar Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori