LAJMI I FUNDIT:

​AAK mbështet Hotin për kryeministër – formimi i Qeverisë së re nuk zgjatë më shumë se një javë

​AAK mbështet Hotin për kryeministër – formimi i Qeverisë së re nuk zgjatë më shumë se një javë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar të nominuarin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotin.

Pas këtij takimi ka thënë se subjekti i tyre politik përkrahë një Qeveri të udhëhequr nga Hoti.

“Ia dhashë besimin e AAK për krijimin e një qeverie. Ky ishte konfirmim politik. Ende nuk është dekreti për nominim”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka theksuar se është kundër rritjes së numrit të ministrive.

“Është shumë e rëndësishme mos të rritet numri i ministrive. Nëse ka probleme me funksionim, por nuk ishte dashur të rritet numri i ministrive. Është situatë e papritur pak edhe prej nesh, mirëpo na në çështjen se e me e lënë vendin pa qeveri apo me qeveri marrim përgjegjësi. Nuk e shohim këtë qeveri si përmbushje të interesave personale por si detyrë që na takon. Krijimi i Qeverisë mund të ndodhë disa ditë, nuk mund të marrë më shumë se një javë kjo procedurë”, u shpreh Haradinaj.

Ndërkaq Haradinaj ka treguar se nuk është biseduar për ndarjen e ministrie dhe ka shtuar se ai personalisht nuk do të jetë pjesë e ekzekutivit.

“Duhet të dërgojmë ministra sa më profesional. Askush nuk ka biseduar as negociuar dhe as është lakuar emri im për çfarëdo posti”.

Haradinaj ka folur edhe për çështjen e presidentit.

“Zgjedhja e Presidentit është e vështirë sepse kërkon 2/3 e votave. Zgjidhja më mirë është që Presidenti të zgjidhej direkt nga populli”, ka thënë ai duke mohuar se mund të zgjedhet president i Kosovës nga marrëveshja që mund të arrihet tash me LDK-në”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori