LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë edhe për liberalizimin e vizave

Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë edhe për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Held.

Gjatë takimit, kryeministri ia ka bërë me dije edhe një herë ambasadorit gjerman se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe që ka shënuar progres të konsiderueshëm në fushën e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, kryeministri ka ndarë me ambasadorin Heldt statistikat e fundit reale të migrimit. E që sipas Haradinajt, Kosova nuk përbënë rrezik të migrimit.


“Në takimin e rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ndër të tjerash theksova se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ka shënuar progres të konsiderueshëm në fushën e sigurisë, rendit dhe ligjit dhe është e përkushtuar që të avancojë me raportet bilaterale me Gjermaninë dhe, gjithmonë e gatshme për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje”, ka shkruar kryeministri në ‘Facebook’.

Postimi i plotë:

Në takimin e rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ndër të tjerash theksova se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ka shënuar progres të konsiderueshëm në fushën e sigurisë, rendit dhe ligjit dhe është e përkushtuar që të avancojë me raportet bilaterale me Gjermaninë dhe, gjithmonë e gatshme për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje

Kisha kënaqësi të ndaj me ambasadorin Heldt statistikat e fundit reale të migrimit, ku Kosova tregon qartë se nuk përbënë rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 723 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018.

Krahasuar me vitin 2015, ku shifrat e migrimit tregonin për 67.545 persona që kanë migruar, viti 2018 me vetëm 723 raste, tregon qartë një rënje prej 98%, rezultat ky që dëshmon përkushtimin e qytetarëve të Kosovës, për të respektuar së pari, shtetin e Kosovës dhe gjithashtu për të respektuar parimet bazë të lëvizjes së lirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori