Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu sonte mbajti tubim me Klubin e Sportistëve, ku prezent ishte edhe kryetari i kësaj parie, njëherit kryeministri Ramush Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj tha se krahas karrierës në jetë, sportistët janë më të pasurit në botë, për dy arsye, kanë shëndet dhe shpirt. Ai tha se e kupton gjendjen aktuale dhe vështirësitë me të cilat përballen sportistët kosovarë, mirëpo premtoi se do të bëhen shumë punë të mira për sportin në qeverisjen e tij.
Haradinaj shprehu interesim përse nuk po gjen zbatim Ligji për sponsorizim.
“Projektet infrastrukturore që kanë të bëjnë me hapësirat sportive, veç kemi filluar me i trajtuar por, s’po i përmendi cilat, sepse karakteri i takimit është tjetër. Unë dua me thënë për sportistët e Prishtinës, Kosovës, faleminderit për gjithçka, në kohë lufte me disa prej jush kemi qenë edhe kolegë lirie, në kohën e ndërtimit të jetës tonë jemi aktiv”, tha Haradinaj.
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu tha se me qeverisjen e AAK-së në kryeqytet, Prishtina do të jetë qytet i sportit dhe qytet i të rinjve.
“Ne këtu kemi ardhur për me ju thënë se Prishtina ka nevojë shumë më shumë se sa që ka sot në sport, për me ju mbështes juve jo vetëm emrat e mëdhenj, por edhe fëmijët dhe të rinjtë e Prishtinës, të cilët nuk kanë as terrene sportive, as vende ku duhet të bëjnë rekreacionin. Prandaj, po ju themi se në si AAK kemi ardhur me ju thënë thjesht, Prishtina do të jetë qytet i sportit, qytet i të rinjve”, deklaroi Vllahiu.
Ndërsa, Kushtrim Mushica sportist, i cili është në listën për kandidat për Asamble tha qëllimi i tij është që të rinjtë të nxiten për t’u marr me sport dhe sportistëve t’ju krijohen kushte optimale.
“Unë këtë rrugëtim e kam gjetur me mirëkuptim te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ngase këtu është një frymë dhe mendojmë që të rinjtë të merren sa më shumë sport, sepse promovimi më i mirë i një vendi janë sportistët. Jo rastësisht na thërrasin edhe ambasador, nuk gabojnë që na thërrasin ambasador, por nuk na kanë trajtuar si ambasador deri sot”, tha Mushica.
Në këtë tubim elektoral morën pjesë edhe shumë sportistë nga Prishtina.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri