Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i dha sot mbështetje të plotë Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili në përmirësimin e gjendjes në sektorin e shëndetësisë dhe zhvillimin e reformave.
Ai e shprehu këtë përkrahje gjatë një vizite që i bëri Ministrisë së Shëndetësisë, ku takoi Ministrin Ismaili dhe Kabinetin e tij, drejtuesit më të lartë të institucioneve shëndetësore vartëse të MSh-së dhe drejtorët e departamenteve të Ministrisë.
“E shprehim përkrahjen e parezervë të Qeverisë në punën tuaj. Kemi parë rezultate konkrete, mirëpo natyrisht shëndetësia është një seketor që kërkon vazhdimisht përmirësime”, tha Kryministri Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit të vendit tha se në shëndetësi ka ndryshime pozitive, është vënë rregull e disiplinë dhe se sektori ka filluar të jetë më funksional dhe në shërbim të qytetarëve.
“Këtë mandate qeverisës e kemi filluar me shëndetësinë së pari dhe më erdhi mirë që është kuptuar porosia që nga QKUK të cilën e kemi vizituar të parën dhe gjendja ka filluar të ndryshojë”, tha Kryeministri. Ai theksoi se nuk ka dilemë që Qeveria është në rrugë të mirë për të përmirësuar gjendjen në shëndetësi.
“E di që kemi shumë punë përpara, por e rëndësishme është që rezultatet po vërehen. Do të mbesim të fokusuar në shëndetësi për të çuar përpara këto reforma që kanë nisur dhe kjo do të reflektoj edhe në buxhet në rishikim, por edhe në buxhetin për vitin tjetër”, tha Haradinaj, duke kërkuar nga zyrtarët e MSh-së që të mbajnë optimizmin për ndryshime pozitive.
“Shëndetësia kërkon angazhimin e të gjithëve pa dallime partiake”, theksoi ai, duke e spikatur të rëndësishëm faktin që partneri i tij në koalicion, PDK, e ka marrë përgjegjësinë për të menaxhuar shëndetësinë, ndërkohë që si kryeministër, theksoi më tej, ai, do të mbështes Ministrin për të shtyrë para ndryshimet pozitive në shëndetësi.
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha se “sot jemi pak më optimist, pak më energjik, për vet faktin që edhe Kryeministri me gjithë ato përgjegjësi, ka gjetur kohën për të na respektuar dhe shprehur gatishmërinë që të na përkrah në punën tonë”.
Ministri tha se ka shumë punë, ndërsa nevojat e sektorit janë të mëdha. “Shëndetësia ka pasur mungesë të fokusit, kurse sot ka një fokus tjetër, më të madh edhe institucional, dhe politik. Kemi trashëguar një sistem jo të mirë, por jemi munduar që brenda kësaj kohe të bëjmë disa lëvizje që janë më me rëndësi për qytetarët dhe sistemin”, tha Ministri Ismaili.
Ai e ka informuar Kryeministrin me punët që po behën, me Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave me të cilin do të ndalohet blerja e barnave me çmime shumëfish më të larta, përmirësimet në pajisje, rregullimin e çështjes së specializantëve, etj.
Kryeministri Haradinaj ndërkaq, i ka dhënë mbështetje propozimit të Ministrit Ismaili për rregullimin e çështjes së pagave në sektorin shëndetësor dhe punëve të tjera, të cilat do ta ndihmojnë sektorin shëndetësor që t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve për shërbime më cilësore shëndetësore dhe në kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë