LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj: Radoiçiq është ringjallur nën pushtetin e Kurtit

​Haradinaj: Radoiçiq është ringjallur nën pushtetin e Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se me ardhjen e tij në pushtet është ringjallur ndikimi i Milan Radoiçiqit në Kosovë.

Ai tha se në vitin 2018 është bastisur banesa e Radoiçiqit dhe se që nga ajo kohë ai ka ikur nga drejtësia e Kosovës.

Prej asaj periudhe, Haradinaj tha se ka ndërprerë çdo komunikim me Radoiçiqin, derisa shtoi se kushdo që e dëshmon të kundërtën le t’i publikojë dëshmitë, raporton kp.


“Që nga ajo ditë e bastisjes, kryetar i atëhershëm i qeverisë, Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës dhe deputeti s’ka asnjë komunikim me zotëri Radoiçiqin të çfarëdo natyre. Kush e ka ndonjë të dhënë të këtij komunikimi e lutem qitni publikisht e ku dëshironi.

Kur e ka ndjek drejtësia jonë në atë kohë, ai ka pasur të drejtat e veta me ardh dhe me u përballë me ligjin, por e ka zgjedh një rrugë tjetër të ikjes nga drejtësia. Si i ikur ndikimi i këtij në proceset e brendshme të tij në Kosovë është rishfaqur me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit”, tha Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit, gjatë debatit parlamentar për përgjimet e publikuara ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Ai tha se prapa komunikimit të Kusari-Lilës me Radoiçiq qëndron kryeministri Albin Kurti, derisa ritheksoi akuzën se ai është spiun i Serbisë.

“Ne po i gjuhemi në qafë Kusari-Lilës me të drejtë se ajo është zbatuesja, por mos të harrojmë se ajo është vartëse e Albin Kurtit. Marrëveshjen Lista Serbe-Vetëvendosje me i largu veteranët në pagën minimale e ka bërë Albin Kurti me Radoiçiqin. Unë nuk them me Radoiçiqin, por me Vuçiqin. Deputetë mos harroni këtë dhe këtu e them se Kurti është spiun i Serbisë është njeri i Serbisë”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori