LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria, partner me të gjithë ndërmarrësit

Haradinaj: Qeveria, partner me të gjithë ndërmarrësit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në hapjen e “Javës Globale të Ndërmarrësisë 2017″.

Me këtë rast, kryeministri theksoi rëndësinë që Kosova të ecë drejt konsolidimit të shtetit ligjor.

Duke vlerësuar përparimin e ecjes së sipërmarrësve të ndryshëm, kryeministri Haradinaj tha se sot kur Qeveria bashkohet në Javën Globale të Ndërmarrësisë, Kosova po ndjen nevojën të zë trendët e botës.


Për këtë, kryeministri ka falënderuar Qendrën Kosovare për Inovacion, që nuk po e lë Kosovën të mbesë mbrapa këtyre zhvillimeve globale.

Njerëzit në Kosovë janë ndërmarrës në shpirt, kanë guxim dhe vizion, por edhe ide, të cilat në shumicën e rasteve gjejnë rrugën për realizim, ka vlerësuar kryeministri Haradinaj.

“Ekzekutivi i vendit ka plot mundësi dhe ka plot situata që mundet me qenë me ju. Detyrë jona e përbashkët do të jetë që shpirtin tuaj ndërmarrës, idetë tuaja, mënyrën si ju e keni gjet një nisje, mundësisht të jemi edhe ne me ju, në momentin kur ai është i nevojshëm”, theksoi kryeministri, duke shtuar se ekzekutivi i një vendi të vogël, siç është Kosova, do të duhet të jetë afër secilit në atë ditë të nisjes.

Kryeministri Haradinaj siguroi të gjithë ndërmarrësit se do ta kenë një partner te Qeveria e Republikës së Kosovës, që në nisjen e tyre të jenë dy.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori