Haradinaj propozon vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në Prishtinë dhe emërtimin e Autostradës Prishtinë-Pejë me emrin e Demaçit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot pas ceremonisë mortore, në nderim të emrit dhe veprës së Adem Demaçit ka marrë propozim vendim për vendosjen e shtatores Adem Demaçi në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e Autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi” dhe propozimin për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi”.
Nè njoftimin e Zyrës së kryeministrut thuhet se "vendim – propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt te emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri".
"Bashkë me vendimin do të krijohet komisioni përkatës, që do të udhëhiqet nga Zyra e Kryeministrit për të ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme".
Zyra e Kryeministrit do të mbulojë shpenzimet e këtij vendimi, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/




















































