Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të punojë që qyteti i Istogut të arrijë kulmin e zhvillimit ekonomik, gjatë mandatit të ardhshëm 4 vjeçar, ku theks i veçantë do t’i kushtohet sektorit të shëndetësisë, duke e bërë model edhe për vendet e Ballkanit, kanë deklaruar i pari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj dhe kandidati për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se është momenti i fundit që qyteti i Istogut të shpërthejë në zhvillim ekonomik, për të cilin është vonuar mjaft deri më tash.
“Kam qejf me iu pa të zhvilluar, kam qejf t’ju shoh duke punuar, kam qejf me iu gëzua ju fëmijëve tuaj, që po punojnë këtu, po krijojnë fëmijë këtu, po iu shkojnë fëmijët në shkollë. Një gjë po ua siguroj, Gani Dreshaj, 100 vjet me qëndruar në pushtet e me i marrë rrogat e krejt privilegjet, nuk i merr ato pare që i harxhon duke u munduar të bëjë nder e respekt për të tjerët. Ai nuk vjen as për rrogë, as për para. Po vjen për të punuar. Sot po ju bëjë thirrje më 19, këtë të diele, votone Gani Dreshajn, votone numrin 50 krejt bashkë”, tha ai.
Haradinaj ka folur edhe për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në emër të cilit po thirren njerëz që sipas tij nuk kanë punuar për vendin. Ai ka rrëfyer para elektoratit në Istog se si në vitin 2004 kur ishte kryeministër i vendit, së bashku me presidentin Rugova kanë prioritizuar kategoritë dhe çështjet e rëndësishme për vendin, përderisa theksoi se pasardhësit e tyre janë vonuar aq shumë, sa që tash më në fund, veteranët e luftës po marrin atë që u takon.
Sipas tij, të pavërtetat se Istogun po e marrin bandat e Gllogjanit janë vetëm tendenca për të penguar fitoren e AAK-së në këtë komunë, përderisa shtoi se ishte vet presidenti Rugova ai që i zgjati dorën “bandave” të Istogut. Ndërsa i quajti të padijshëm ata që përdorin këso epitete për njerëz të ndershëm.
“Këto banda të Gllogjanit, Ibrahim Rugova i ka nderuar, ua ka dhënë dorën. Mos fol ashtu. Ato që ai po i quan banda të Gllogjanit, janë bërë roje për të hyrë në dhe, për të mos mbetur mbi dhe. Duhet me qenë i padijshëm apo i paburrë, por ai që është i sojit të Ibrahim Rugovës nuk e thotë atë fjalë. Me vjet ka prit ky vend që me dal dikush i këtij vendi, në emrin e popullit me i nderua. Rezidenca e presidentit historik Ibrahim Rugova është e shpallur monument kulturor nën përkujdesje, ku jeton edhe familja dhe e ka një personel nja 10-12 vjet. Më ra mua hise me i kryer pagat dhe obligimet që dalin. Po më duket edhe simbolet, flamurin e Dardanisë unë kam me e kryer, jo ata që kanë qenë para meje, e që janë thirrur në emër të tij”, u shpreh Haradinaj.
Edhe kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj, përmendi presidentin Rugova, për të cilin tha se ka qenë president i gjithë Kosovës. Ai u shpreh se në bazë të rrethanave si janë, më shumë kanë hise të tjerët, sesa ata që po thirrin e po pasurohen mbi emrin e tij.
Për subjektet me të cilat ka lidhur koalicion, Dreshaj tha se e ka pasur vetëm një kërkesë, që ky vet të ketë qasje në shëndetësi, në mënyrë që shtëpia e shëndetit në Istog të bëhet shembull për gjithë rajonin, e edhe Gjermaninë.
“Asnjëherë në jetë nuk kam nisur diçka për të humbur. E lus Zotin që kësaj radhe me e arrit qëllimin, me e bë vende të punës, me iu bë integritet studentëve të Istogut, me i kthye kuadrot më të mira mjekësore që i kemi rrugëve, duke na bredhë, me e rregullua spitalin. Kur të bëhet një muaj, shtëpitë e shëndetit do të jenë shembull për krejt Ballkanin por edhe për Gjermaninë. Kemi kuadra për sport dhe kulturë, për arsim dhe kulturë. Ne si politikë duam t’i heqim bërrylat prej politikës në shkolla”, theksoi ai.
Ai ka pasur një lutje edhe për kryeministrin Haradinaj, për të mbështetur Komunën e Istogut në zhvillim të tërësishëm ekonomik e për të rregulluar me theks të veçantë kanalizimet në këtë qytet.
Krejt në fund, ai tha se për të bërë qytetin e Istogut më të mirë, se që është, duhet qëndruar larg gjërave të këqija.
Ndryshe, Gani Dreshaj i AAK-së do të ketë kundërkandidat Haki Rugovën nga LDK,
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Policia në Serbi bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania