Kryeministri, Ramush Haradinaj i është përgjigjur përfaqësuese së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit lidhur me taksën.

Haradinaj përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se dialogu nuk duhet të lidhet me taksën.


"Dialogu ka devijuar shumë kohë më parë para se të vendosej tarfia. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territoreve dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese - këto janë arsyet. Dialogu mundet dhe duhet të vazhdojë pa e lidhur atë me taksën”, shkroi Haradinaj.

Ndryshe, dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Federica Mogherini ka bërë thirrje sërish për heqjen e taksës për produktet serbe.

Ajo deklaroi se ditën që do të hiqet taksa, do të ftojë një takim të ri për dialogun e që do të sillte një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit. /Telegrafi/