LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj merr vizën amerikane

Haradinaj merr vizën amerikane

Merr fund edhe saga e pajisjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me vizë amerikane, e cila u bë lajm në media ditëve të fundit.

Kjo çështje mori fund pasi i pari i ekzekutivit sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit më 8 shkurt në Washington.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës.


Kryeministri kosovar gjatë qëndrimit në SHBA do të ketë takime me kongresistë dhe senatorë, të cilat, sipas Gashit, tashmë janë konfirmuar.

Vetë Haradinaj kishte thënë përmes një postimi në Facebook se i ishte nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta dhe se po priste vizën, si gjithë qytetarët.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, kishte shkruar para disa ditëve kryeministri.

Ditë më parë kryeministri Haradinaj është pajisur edhe me vizë britanike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rikonstruohet vendi i ngjarjes në villën ku u vra polici në Zllatar

Rikonstruohet vendi i ngjarjes në villën ku u vra polici në Zllatar

Drejtësi
Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Lajme
Edhe dy ditë afat për nxjerrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe

Edhe dy ditë afat për nxjerrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe

Lajme
Ndalja e punimeve në sheshin

Ndalja e punimeve në sheshin "Xhorxh Bush", reagon Abdixhiku: Bllokues në shtet, bllokues në punë, Prishtina nuk ndalet

Lajme
Arabia Saudite nxjerr

Arabia Saudite nxjerr "fetva" për haxhin: Organizimi nga Kosova i takon vetëm Bashkësisë Islame

Lajme
Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për tentim vrasje

Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për tentim vrasje

Lajme
Kalo në kategori