Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se është i shqetësuar për situatën e krijuar në veri të vendit.
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë, ai pohoi se situata është më e rëndë që nga viti 1999, duke shtuar se përgjegjës është vet kryeministri Albin Kurti.
Prandaj sipas tij, ai duhet të largohet nga qeverisje ngase po paraqet rrezik për vendin.
“Jam shumë i shqetësuar për situatën në vend. Ajo sot është më e rënda që nga viti 1999. E shoh përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj situate, Kryeministrin Albin Kurti. Prandaj ai duhet të largohet menjëherë. Çdo ditë e mbetjes së tij në krye të Qeverisë, është e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se është hera e parë në histori që miku më i madh i Kosovës, ai që luftoi për lirinë tonë dhe që i vuri themelet e shtetit të pavarur të Kosovës, Amerika, i vendos sanksione Kosovës.
“Dhe fajtor për këtë është një njeri, Albin Kurti. Prandaj u bëj thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën vendit të tyre, qofshin në Vetëvendosje apo në partitë tjera politike, qytetarë në vend e në diasporë, që sot ta ndihmojnë Albin Kurtin, dhe ndihma e vetme e tyre është që ta bindin Albin Kurtin që të largohet nga kreu i Qeverisë, sepse është bërë i dëmshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmen e këtij vendi”, tha Haradinaj.
I pari i AAK-së shtoi se kështu e ndihmojnë Kosovën, por e ndihmojnë edhe atë.
“Ai i cili i sjellë sanksione Kosovës nga Amerika, (kushdo qoftë ai) nuk mund ta drejtojë këtë vend”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Daut Haradinaj: Degradimi i Pejës do të marrë fund me 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet