Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se pasardhësi i tij Albin Kurti e ka rrezikuar sigurinë kombëtare me qasjen e tij ndaj institucioneve të sigurisë.
Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, Haradinaj ka deklaruar se me vendimin për t’iu hequr pagat ish-udhëheqësve të AKI-së, është vërejtur se Kurti nuk e di se çfarë është shteti.
“Le t’i shkarkojnë të gjithë dhe le t’i sjellin militantët e tyre apo le të blejnë tepihë apo çfarë ta donë, por mos të bëjnë gabime në raport me Serbinë sepse na kthejnë shumë mbrapa. Ja njoh shumë njerëz Albin Kurtit dhe shumica e tyre nuk kanë kritere të duhura që ta luftojnë korrupsionin. Ne nuk kemi pasur dilema për këtë; tash qytetarët do ta shohin që lule e drite kanë qenë tjerët në krahasim me atë që do të bëjnë këta – pikërisht në kapjen e shtetit”, tha ai.
Ai theksoi se Kurti mburret se iu ka hequr pagat ish-udhëheqësve të AKI-së.
“Një shtet për ta ruajtur sigurinë nacionale [nëse personi që i njeh informacionet sekrete nuk vdes] duhet t’i japë rrogë. Nëse një zyrtar të AKI-së ju e lini pa rrogë dhe pa respekt, ju e ekspozoni nervin e vendit tënd të sigurisë”, shprehet Haradinaj.
Sipas tij, kjo tregon se Kurti nuk e di se çfarë është shteti.
“Ky mendon se shteti është organizatë joqeveritare. Unë personalisht nuk i kam njohur ish-udhëheqësit e AKI-së apo Policisë, por i kam respektuar ata. Ne e kemi rritur rrogën e prokurorit deri në dy mijë euro. Ne e kemi nderuar AKI-në me ligjin për paga. Duhet që ta dijë shefi i sotshëm dhe ai i nesërm i AKI-së se nëse për një arsye e humbë punën, ai kurrë nuk do të mbetet në rrugë. Ju nuk mund t’i lini shefat e AKI-së pa pagë”, ka deklaruar ish kryeministri Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë