Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, kanë takuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ku kanë biseduar lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit, avancimin e programit qeverisës, por edhe të vetë pozitës së prodhuesve vendës të cilët nuk janë në situatë të barabartë me ata të huaj.
Haradinaj, ka shprehur përkushtimin e tij që do të jetë gjithnjë në favor të bizneseve dhe që dera e qeveris do të jetë gjithmonë e hapur për të gjitha iniciativat kolektive apo individuale në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Mos na kurseni me kërkesat, kritikat e dhe sugjerimet e juaja të cilat menjëherë do të procedohen në vendin e duhur në mënyrë që ju mos të humbni shansin e investimeve për shkak të burokracisë në institucione”, theksoi ai.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se duhet të punojmë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Kurse kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, nuk ka ndryshime të mëdha sa i përket legjislacionit të bizneseve. “Ne si AKB do të jemi partner i fuqishëm për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në Kosovë. Jemi në ditët e parë të qeverisjes tuaj dhe afër fund vitit, por presim që rezultatet konkrete të punës tuaj do ti shohim e prekim në vitin 2018”, tha Agim Shahini.
Kryetar i AKB-së, paraqiti një listë me 15 kërkesa tek kryeministri i cili premtoi se do të shqyrtohen.
“Të rifilloj Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Pako 2.0 fiskale të plotësohet dhe ndryshohet në favor të zhvillimit të prodhimtarisë dhe bizneseve vendore. Të hiqen të gjitha ngarkesat tatimore për importin e lëndës së parë dhe teknologjisë prodhuesve pa kushte. Të fiskalizohen të gjitha bizneset që operojnë në Kosovë sepse kjo po krijon pabarazi në treg. Të luftohet informaliteti,korrupsioni,nepotizmi dhe dukurive tjera negative. Të ri-aktivizohet Bordit i Pavarur për Rishqyrtime si e drejte e humbur kushtetuese për të drejtat e bizneseve ne shkallën e dyte të anikimimit. Krijimi i listës së rejtingut për prodhuesit e Kosovës. Të vazhdohet afati për shlyerjen e Borxheve publike edhe për një vit dhe pa kushte. Ligji për investime strategjike të plotësohet me udhëzime administrative dhe të funksionalizohet sa më shpejt. Të liberalizohet tregu financiar bankar në funksion të rritjes së Konkurrencës. Të hartohet Ligji për kthimin e fondeve te AKP-se dhe Trustit Pensional në tregun e Kosovës ne funksion te zhvillimit ekonomik të Kosovës. Ligji për Trepçën te plotësohet me rregullore dhe akte nënligjore dhe te themelohet Bordi menaxhues sa me shpejt. Të rikthehet Ligji për Arsimin e Lartë nga Kuvendi në Qeveri me qëllim të plotësim ndryshimit me të gjithë palët e interesit – diskutim gjithëpërfshirës. Ligji i Punës dhe harmonizimi me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive. Mbështetja e promovimit te prodhimeve vendore ne Kosove, rajon dhe më gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës