Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se aktakuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit sulmon në mënyrë direkte lirinë e Kosovës.
Sipas tij Thaçi dhe Veseli kanë qenë në krye të UÇK-së dhe luftës për liri. Ai ka theksuar se kjo aktakuzë është goditja më e madhe ndërkombëtare ndaj shtetit të Kosovës.
“Kur je në krye të shtetit, të përgjegjësisë institucionale, natyrisht se efekti i tejkalon kompetencat e presidentit, është goditje për shtetin e Kosovës. Domethënë është një dëm kolateral, nuk është vetëm në individ siç po pretendohet të quhet”, është shprehur Haradinaj, njofton Klan Kosova.
“Këto janë më shumë humor i zi, nuk është thirrur si individ, nuk është thirrur si rast i izoluar ashtu siç pretendohet. Është thirrur si kreu i luftës, janë thirrur njerëzit e Shtabit të Përgjithshëm, ata nuk janë intervistuar për pjesëmarrje aktive fizike, por për përgjegjësi, në këtë rast mendoj se është një goditje direkt ndaj lirisë së Kosovës, jo vetëm individi ose ish kryeparlamentari në këtë rast, mendoj që është goditja më e lartë që ka ndodhur pas luftës nga drejtësia ndërkombëtare, është direkt e nxitur nga armiqtë e Kosovës. Pjesëmarrja e Thaçit dhe Veselit por edhe atyre që nuk u janë publikuar emrat në luftën e Kosovës nuk ka qenë asgjë tjetër përveç përpjekje për çlirim. Realizimi i lirisë së Kosovës lidhet direkt me krerët e luftës. Thaçi dhe Veseli kanë bartur përgjegjësi në atë kohë dhe si rezultat e kemi fituar lirinë, e kemi larguar Serbinë prej këtu dhe e kemi shpallur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka potencuar se UÇK-ja e as Hashim Thaçi nuk kanë kryer krime.
“Prandaj nuk mendoj që është një goditje në individ dhe nuk besoj që Thaçi është pjesë e atyre krimeve që pretendon Prokuroria Speciale. Kushdo që e njeh mirë Kosovën, luftën e Kosovës, është një shpifje absurde t’i thuhet Thaçit ti je përgjegjës për 100 vrasje. Prandaj shqiptarët duhet të jenë unik sepse është një rrezik permanent që i kanoset Kosovës, këtu po shihet edhe ndikimi rus dhe ndikimi serb edhe tek raporti i Dick Marty-t edhe tek procedurat e tjera pastaj.”
Ai ka vazhduar duke thënë se ndonëse me Thaçin janë kundërshtarë politikë, kur bëhet fjalë për luftën në Kosovë do ta mbrojë gjithmonë.
“Thaçi thirret si kreu i Shtabit të Përgjithshëm, në atë kohë Drejtor Politik i UÇK-së, por sot për sot President i Kosovës, i zgjedhur në parlament. Bindjet e mia politike në raport me Thaçin nuk kanë rol.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania