LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj: AAK nuk qëndron duarkryq kur janë në pyetje interesat nacionale

​Haradinaj: AAK nuk qëndron duarkryq kur janë në pyetje interesat nacionale

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar bashkëbisedimin e tij me qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës, ku tha se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i gatshëm që t’i ndihmojë vendit.

Haradinaj tha se Fushë Kosova është vendi ku bashkohen qytetarët e mbarë Kosovës dhe Luginës.

“Në Fushë Kosovë ku bashkohen qytetarët e mbarë Kosovës dhe Luginës, sqarova se i kam vënë vetes obligim që të vizitoj të gjitha komunat e vendit për bashkëbisedim me qytetarët, obligim ky që del nga fakti se kam qenë pjesë e Çlirimit dhe shtetndërtimit të vendit, pjesë e politikës dhe institucioneve”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.


Sipas ti, marrëveshja obligative ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke, ishte fokus i këtij takimi, pasi që vendimet e saj prekin të ardhmen e secilit prej nesh dhe fëmijëve tanë.

“Sa i përket qeverisjes në vend, shpreha shqetësimin tim se vendi po shkon prapa, krizat ekonomike dhe energjetike, vetëm se po thellohen. Përkundër zhgënjimit që kemi për këtë lloj qeverisje, unë dhe Aleanca, jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq kur janë në pyetje interesat nacionale”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori