LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj më 6 qershor takohet me kancelaren Merkel në Berlin

Haradinaj më 6 qershor takohet me kancelaren Merkel në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në qershor (5 dhe 6) do të qëndrojë për vizitë në Gjermani, ku do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka bërë të ditur se Kryeministri Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtojë në Berlin në një vizite dy ditore.

“Me ftesë të kreut të Bundestagut gjerman, kryeministri do të marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit që organizohen atje. Pastaj do të ketë takime me deputetë të Bundestagut, si dhe më 6 qershor do të zhvillojë një takim pune me Kancelaren Merkel”, i tha Gashi Telegrafit.


Sipas saj, agjenda e takimeve të kryeministrit Haradinaj në Berlin ende nuk është finalizuar.

Zëdhënësja Gashi tha se tashmë dihet që kërkesat e Kryeministrit Haradinaj janë mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, dialogut dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.

Haradinaj thotë se në shtator mund të ndodh liberalizimi i vizave
Lexo po ashtu Haradinaj thotë se në shtator mund të ndodh liberalizimi i vizave

Ndryshe, ditë më parë Haradinaj ka thënë se gjatë Samitit të Berlinit në Gjermani i është premtuar liberalizimi i vizave, ndërsa ka pohuar se si kohë opcionale mund të jetë shtatori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori