LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 6° lightrain

Hapet segmenti i parë i nënkalimit të ri në Ferizaj, Aliu: Dhuratë për bashkatdhetarët

Hapet segmenti i parë i nënkalimit të ri në Ferizaj, Aliu: Dhuratë për bashkatdhetarët

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se është përuruar nënkalimi i ri afër Stacionit të Policisë në qytet, një investim madhor që pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe lëvizshmërinë në këtë zonë.

Në një ceremoni të mbajtur në mbrëmje, morën pjesë shumë qytetarë, derisa veturat e bashkatdhetarëve dhe banorëve të Ferizajt ishin të parat që kaluan nëpër segmentin e sapopërfunduar të nënkalimit.

Aliu e cilësoi këtë projekt si një vlerësim dhe respekt për bashkatdhetarët që ndodhen në vendlindje për pushime, duke e përshkruar nënkalimin si një “dhuratë” për ta.


“Ky degëzim i ri rrugor përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin urban të Ferizajt,” tha Aliu në postimin e tij në Facebook, duke shtuar se nënkalimi i ri do t’i japë qytetit një pamje më moderne dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Projekti i nënkalimit është një nga investimet kryesore në infrastrukturën rrugore të qytetit dhe pritet të luajë një rol kyç në zhvillimin e mëtejshëm urban të Ferizajt.

“Ta gëzojnë ferizajasit! Urime!” përfundoi Aliu, duke shprehur kënaqësinë e tij për përfundimin e suksesshëm të këtij projekti./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori