LAJMI I FUNDIT:

Hapet kodi burimor i WebOS-it

Hapet kodi burimor i WebOS-it

Hewlett Packard (HP) publikoi se WebOS do të vazhdoj të jetoj si projekt i bazuar në parimet e kodit të hapur burimorë.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë thënë se do të hapin kodin burimor të WebOS-it dhe të ambientit për zhvillim Enyo. Në HP kanë shqyrtuar mundësitë e ndryshme, dhe kanë ardhur në përfundim se hapja e kodit burimor është hapi i cili mund të siguroj të ardhmen më të mirë për sistemin operativ.

HP bleu WebOS-in së bashku me Palm përmes një transaksioni në vlerë prej 1.2 miliard dollarë. /Telegrafi/