Ozone Hair Clinic, një emër i njohur dhe i besuar në fushën e transplantit të flokëve, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt shpërndarjes të shërbimeve të saj duke hapur barnatoren e parë të përgjithshme, Ozone Pharmacy.

Ky zhvillim shënon hyrjen e klinikës në tregun farmaceutik, me synimin e krijimit të një rrjeti të gjerë barnatoresh në të gjithë Kosovën.


E vendosur si një nga klinikat më të respektuara për transplantin e flokëve, Ozone Hair Clinic tashmë zgjeron ofertën e saj përmes hapjes së barnatores së parë.

Kjo iniciativë synon të ofrojë produkte farmaceutike të cilësisë së lartë, duke i shërbyer nevojave të përditshme të klientëve me profesionalizëm dhe përkushtim.

Ndërkaq, Valmira Xani, drejtoreshë e Ozone Hair Clinic, dha më shumë detaje për këtë hapjen e pikës së parë të rrjetit të barnatoreve në kuadër të klinikës.

Ajo tha se tani synohet që shumë shpejtë ky rrjet të zgjerohet në tërë Kosovës, teksa u zotua se kujdesi ndaj klientëve do të jetë i njejtë sikur në klinikën e flokëve.

“Kjo është pika e parë dhe synojmë që shumë shpejtë të jetë rrjeti zingjir i Ozone Pharmacy në tërë Kosovën. Pjesa e Ozone Pharmacy është në kuadër të klinikës, mirë i mirëpresim të gjithë klientët sepse do të jetë barnatore e përgjithshme. Do ta kemi kujdesin dhe cilësinë ashtu siç e kemi pasur deri tani sikur te klinika. Kemi filluar me një staf të jam e kënaqur dhe shpresoj që edhe vajzave të ju ec mbarë”, tha ajo.

Barnatorja e re e në kuadër të Ozone Hair Clinic, Ozone Pharmacy, është e përkushtuar të ofrojë një gamë të gjerë produktesh, nga ilaçet e përshkruara deri te suplementet dhe produktet e kujdesit shëndetësor.

Çdo produkt është i zgjedhur me kujdes për të siguruar cilësinë dhe efektivitetin më të lartë, duke pasur gjithmonë parasysh mirëqenien e klientëve.

Ozone Pharmacy është e përkushtuar të sjellë ndryshime pozitive në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Me hapjen e barnatores së parë dhe planet për zgjerim, klinika vazhdon të ndërtojë një trashëgimi të fortë të besimit dhe cilësisë në shërbim të klientëve të saj.

Vizitoni barnatoren e re në Dragodan dhe përjetoni vetë përkushtimin ndaj shëndetit tuaj!

Për më shumë informacion, mund të  kontaktoni në:

Telefon: +383 45 411 412

Email: ozonegroup.pharmacy@gmail.com