Të gjithë studentët e universiteteve publike që janë në vitin e fundit të studimeve dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike profesionale që duan të përgatiten për tregun e punës e kanë mundësinë që të bëhen pjesë e programit KEDS Academy.
Ndërkohë që pjesëmarrësit e suksesshëm do të kenë edhe mundësi punësimi në KEDS.
Programi i KEDS Academy shërben si një dritare për ngritje në karrierë për të gjithë studentët dhe nxënësit pjesëmarrës, të cilët do të kenë mundësinë që të ndjekin ligjërata dhe të bëjnë punë praktike nëpër departamente të ndryshme të kompanisë.
Drejtoresha për Marrëdhënie me Publikun në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj bën të ditur për KosovaPress se kjo është gjenerata e nëntë e nxënësve dhe studentëve për të cilët kanë hapur dyert, ndërsa fton këta të fundit që të aplikojnë në këtë program.
“KEDS Academy ka hapur aplikimin për gjeneratën e nëntë me radhë. Aplikimi është hapur nga data 27 tetor deri më 12 nëntor. Të drejtë aplikimi, si çdo vit, do të kenë studentët e universiteteve publike të Kosovës dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike. Të gjitha kriteret se cilët studentë do të bëhen pjesë e programit, i kemi paraqitur në platformën ‘online’, si dhe universitetet përkatëse dhe shkollat e mesme teknike janë njoftuar për afatin… 6:58 Meqenëse kjo është një mundësi shumë e mirë për studentët sepse iu hap një rrugë të karrierës së tyre, unë ftoj të gjithë studentët dhe nxënësit që të bëhen pjesë e programit KEDS Academy”, thotë ajo.
Pajaziti-Arifaj flet për përfitimet që mund të kenë nxënësit dhe studentët që ndjekin programin e KEDS Academy, ku bën të ditur se ligjërues janë profesorët e Universitetit Boğaziçi nga Turqia, si dhe ekspertët e KEDS, të cilët siç thotë ajo, janë të kyçur në veprimtaritë përkatëse që ligjërohen në program.
Ajo thotë se nga ky program pjesëmarrësit mësojnë sesi funksionon kompania KEDS dhe sesi funksionon një hallkë e zinxhirit elektro-energjetik.
“Përfitimet nga programi KEDS Academy janë shumë të mëdha. Studentët pas përfundimit të programit, jo vetëm që përfitojnë dy certifikata të njohura ndërkombëtarisht, certifikatë nga Universiteti Boğaziçi që është ndër më të njohurit në botë, përfitojnë edhe certifikatë nga instituti Pirson. Përfitimet tjera janë se ata përgatiten për tregun e punës dhe kjo iu jep mundësi që jo vetëm të punësohen në KEDS por të përgatiten edhe për punësim në institucione relevante në Kosovë dhe jashtë Kosovës”, shton ajo.
Pjesë e programit të KEDS Academy ishte edhe Fatbardha Mehani, e cila tashmë ka tre vite përvojë pune në KEDS si eksperte për siguri dhe shëndet në punë.
Ajo ndau për KosovaPress përvojën e saj gjatë kohës sa ishte pjesë e këtij programi si dhe ka treguar për përfitimet nga kjo eksperiencë. Fatbradha flet edhe për përmbajtjen e bujshme të programit për të cilin shprehet se e ka ndihmuar që të përgatitet për punën që bën sot.
“KEDS Academy ka qenë një eksperiencë e veçantë, fillimisht programi është i qëlluar prej të cilit kemi mësuar shumë gjëra… 9:50 Programi i KEDS Academy në njëfarë forme ta jep kontaktin e parë me punën dhe gjërat që mësohen në fakultet, të jepet mundësia me i pa praktikisht dhe normal që kur i sheh i mëson dhe më mirë dhe të ndihmon të zhvillohesh edhe më shumë profesionalisht… 10:48 Përmbajtja e programit është mjaft e qëlluar për arsye se gjërat që janë shpjeguar aty ne sot në baza ditore i përdorim gjatë punës. Programi ndër tjerash e ka pasur edhe trajnimin për siguri dhe shëndet në punë që mua më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë”, thotë Mehani.
Duke treguar se sa e kënaqur është me punën që bën sot në KEDS, Fatbardha fton të rinjtë që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e programit të KEDS Academy që të aplikojnë dhe të prekin nga afër përparësitë që u ofron ai.
“Tash, si punëtore e KEDS-it… është ndjenjë e mirë me qenë pjesë e këtij stafi. Unë punoj qe tri vite në KEDS, në njësinë për siguri dhe shëndet në punë”, shtoi ajo.
Programi i KEDS Academy ka fituar disa çmime ndërkombëtare në qendra të rëndësishme botërore, si në Ëashington, Paris dhe Londër, ndërsa në kuadër të tij kanë diplomuar më shumë se 400 studentë dhe nxënës të Kosovës, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre punon në KEDS, përderisa të tjerë janë punësuar në kompani tjera brenda dhe jashtë Kosovës.
KEDS ka marrëveshje bashkëpunimi për programin e KEDS Academy me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë