Tashmë janë hapur vendvotimet në 18 komuna, ku do të zhvillohet balotazhi.

Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe do të jenë të hapura deri në ora 19:00.


Balotazhi zhvillohet në këto komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Prizren, Pejë, Klinë, Junik, Dragash, Gjakovë, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Mamushë dhe Kllokot.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka votuar sot në orën 07:00 të mëngjesit në Pejë në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, atëherë edhe kur u hap qendra e votimit, gjersa ka thënë se gjithçka është gati në ditën e zgjedhjeve.

Radoniqi para mediave ftoi qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.