Hap i rëndësishëm për Viola Avdullin, transferohet te Grasshoppers

Viola Avduli ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke iu bashkuar klubit të njohur zviceran Grasshoppers në Superligën e femrave. Mbrojtësja 25-vjeçare, e cila më parë ishte pjesë e FC Aarau, tani do të përfaqësojë ngjyrat e GC Frauen në sezonin e ri.
Avduli, e lindur dhe rritur në Zvicër, por me rrënjë nga Kosova, është vlerësuar për aftësitë e saj mbrojtëse dhe mentalitetin e fortë në fushë.
Ajo mund të luajë si qendërmbrojtëse apo si mbrojtëse e krahut, gjë që i jep trajnerit të ri të ekipit më shumë mundësi taktike.
Lojtarja është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës, ku ka kontribuar me paraqitje të rregullta në ndeshjet ndërkombëtare, duke sjellë përvojë të vlefshme edhe në nivelin ndërkombëtar.
Lajmin për transferimin e saj e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi zyrtar, duke e cilësuar Avdulin si një lojtare me shpirt skuadre dhe një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv.
Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të klubit zviceran Grasshoppers:
Përforcim për mbrojtjen: Viola Avduli i bashkohet GC
Skuadra e femrave të Grasshoppers (GC Frauen) është e lumtur të njoftojë transferimin e Viola Avdulit. Mbrojtësja 25-vjeçare vjen nga FC Aarau dhe do t’i bashkohet GC, ku mund të luajë si qendërmbrojtëse apo mbrojtëse anësore. Zvicerania me prejardhje kosovare sjell në fushë jo vetëm fleksibilitetin e saj, por edhe një mentalitet të fortë.
Drejtori sportiv, Theo Karapetsas, u shpreh për transferimin e ri: “Ajo është një lojtare e shkëlqyer për ekipin dhe ka një mentalitet të mrekullueshëm.”
Mirë se erdhe te GC, Viola Avdulli. /Telegrafi/








































