LAJMI I FUNDIT:

Hani mëngjesin deri në fund që të bëheni me djalë

Hani mëngjesin deri në fund që të bëheni me djalë

Rezultatet e një studimi tregojnë se femrat që duan të kenë një fëmijë mashkull gjatë periudhës së parë të shtatzënisë duhet ta hanë mëngjesin deri në fund.

Sipas IRNA, në bazë të kërkimeve të universitetit Misuri ushqimi i grave në fillim të periudhës së shtatzënisë lidhet me gjininë e fëmijës dhe shëndetin e tij kur të lind.

Shkencëtarët pretendojnë se gratë në periudhën e shtatzënisë që hanë mëngjesin të plotë dhe me yndyra kanë më shumë shans që të lindin djalë. Kërkuesit vunë re që një regjim ushqimi me pak yndyrë dhe me agjërime të gjata favorizon lindjen e një vajze tek gratë shtatzëna./Telegrafi/