Komuna e Hanit të Elezit ka nisur procedurat për hartimin e një projekti që përfshinë infrastrukturën dhe ndërtimin e një ballkoni panoramik te vendimi “Puset e Nikës”,  pikërisht te vendi ku janë vendosur shkronjat e UÇK-së. Për ndërtimin e këtij projekti, kjo komunë ka planifikuar tí shpenzoi rreth 50 mijë euro nga buxheti vetjak.

Kryetari i kësaj komune Mehmet Ballazhi, ka thënë për Telegrafin se, për këtë projekt nuk kanë pranuar ndonjë mbështetje nga institucionet qendrore, por gradualisht do të ndërtohet me paratë e komunës.


“Projekti ka një kosto prej 47 mijë eurove që përveç ndërtimit të Ballokonit Panoramik, aty do të ndërtohet edhe Ndriçimi publik. Ky lokacion gjenet në pjesën e epërme te vendim “Puset e Nikës”,  apo te shkronjat e UÇK-së. Projekti është hartuar dhe presim që të implementohet në të ardhmen e afërt”, ka thënë Ballazhi.

Ai ka shpjeguar se projekti në vete përmban hapësirë të dedikuar për vrojtim, parking, ulëse të rehatshme dhe gjelbërim të mrekullueshëm duke u ofruar vizitorëve copëza nga peisazhi natyror i asaj pjese.

“Për këtë projekt nuk kemi ndonjë mbështetje nga niveli qendror, por është shumë i rëndësishëm për qytetarët sepse aty ka bukuri natyrore dhe hapësirë për rekreacion, andaj e kemi parë të nevojshme që projektin ta realizojmë qoftë edhe me paratë e Komunës”, ka shtuar Ballazhi.

450236229 1009290467870702 8500902900731370621 n

450552760 1009290464537369 2499415302083838564 n

450556676 1009290364537379 5918987184187626723 n

450813773 1009290501204032 4770134516820608371 n