Hamza: Valdete Idrizi i ka të gjitha dyert e hapura për zhvillimin e Mitrovicës
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, i ka të gjitha dyert e hapura dhe gjithë mbështetjen e duhur për ta realizuar programin e saj për zhvillimin e Mitrovicës.
Kështu tha ministri i Financave, Bedri Hamza, në një takim me punëtorë të arsimit dhe shëndetësisë në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Sipas tij, Valdete Idrizi e ka në dispozicion buxhetin komunal, grandet qeveritare dhe fondet e jashtme.
“Ajo e ka besimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, ajo e ka besimin e qytetarëve mitrovicas, prandaj do të bëj Mitrovicën më të mirë për të gjithë ne”.
Në takim foli edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se në kohën e qeverisjes së PDK-së në Mitrovicë janë investuar 100 milionë euro, ndërsa në mandatin e fundit vetëm 8 milionë. “Atë vrull milionësh të investimeve në Mitrovicë mund ta rikthej vetëm PDK-ja dhe Valdete Idrizi”, tha ai.
Ndërsa, kandidatja Valdete Idrizi, u shpreh shumë e lumtur për mbështetjen e fuqishme nga punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë, si dhe nga të gjithë qytetarët mitrovicas.
“Do ta ndërtojmë një qeveri komunale me njerëzit më të mirë që ka Mitrovica, një qeveri transparente dhe llogaridhënëse, një qeveri që e vendos qytetarin në qendër”.
Në kuadër të aktiviteteve për zgjedhjet e 22 tetorit, kandidatja Idrizi e shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë zhvilluar takime edhe në Iliridë, Bair, Frashër etj.
Ndërsa të enjten (19 tetor) në palestrën e sportit “Minatori”, prej orës 17:30 mbahet tubimi përmbyllës, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?