Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur sot në një takim miqësor ish-Presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në komunë, zhvillimet në nivel vendi, si dhe nevojën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.


Hamza e informoi Moisiun për sfidat dhe arritjet në Mitrovicë, duke theksuar se mbështetja e Shqipërisë për Kosovën në proceset shtetformuese ka qenë e pazëvendësueshme.

Ai nënvizoi se forca e bashkëpunimit mes dy vendeve është thelbësore për përparimin dhe stabilitetin në rajon.