Ministri i Financave Bedri Hamza, ka marrë pjesë në samitin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Vjenë të Austrisë.
Ky samit vjen si vazhdimësi e procesit të Berlinit dhe ka për qëllim t’i diskutojë zhvillimet ekonomike të vendeve të rajonit me qëllim të bashkëpunimit dhe të lehtësimit në qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Njëkohësisht, ky takim i paraprin takimit të kryeministrave të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet javën e ardhshme në Londër.
Në fjalën e tij, ministri i Financave diskutoi për hapat që Qeveria e Kosovës i ka marrë për të ruajtur stabilitetin makro-fiskal dhe financiar dhe për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes ku si rezultat i këtyre veprimtarive në vitin e kaluar Kosova është ranguar si njëra ndër vendet top reformatore në Raportin e të Bërit Biznes të Bankës Botërore.
Më tej, ai theksoi sfidat kryesore me të cilat po ballafaqohet sektori privat për të pasur qasje në financa dhe në këtë kuadër ftoi të gjitha Institucionet Financiare Ndërkombëtare që të ofrojnë mbështetje dhe të ofrojnë produkte të reja financiare për të cilat kanë nevojë bizneset në Kosovë.
Në kuadër të diskutimeve lidhur me zhvillimet në fushën e ekonomisë digjitale, Ministri Hamza përmendi hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për t’i mbështetur të gjitha nismat që janë në favor të shtrirjes së formave të veprimtarive ekonomike digjitale në Kosovë.
Ky takim është organizuar nga Britania e Madhe në bashkëpunim me Austrinë dhe në të kanë marrë pjesë ministrat e fushave ekonomike të vendeve të rajonit dhe të disa vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe Komisioneri Evropian Johannes Hahn.
Në këtë samit, pjesëmarrësit u pajtuan për progresin e arritur në zbatimin e Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale, në kuadër të katër fushave të këtij plani; në tregti, investime, mobilitet dhe integrim digjital. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës