Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi, konsideron se është banor i ligjshëm i banesës së Komunës dhe këtë e argumenton me faktin se ka kontratë 10-vjeçare të shfrytëzimit dhe se për të paguan rregullisht qira.
Lidhur me kërcënimin e drejtorëve të Komunës së Prishtinës se do t’i largojnë nga këto banesa zyrtarët e pushtetit të kaluar, Halim Halimi tha se “Dren Kukaj nuk mund të na largoj nga pronat e shfrytëzuara me qira për 10 vite”.
“Vetëm nëse na largojnë zvarrë“, tha ai.
Në një konferencë për shtyp, drejtori i Pronës, Dren Kukaj, foli për padrejtësitë që sipas tij janë bërë nga qeverisja e kaluar e Prishtinës lidhur me shpërndarjen e banesave të Komunës.
Kukaj përmendi raste të shumta nga të cilat kanë përfituar vetë pushtetarët dhe personat me ndikim në Komunë, sikur drejtorët e LDK-së në atë kohë Halim Halimi, Sabedin Haxhiu, Muhamet Gashi, Agim Dibrani, asamblisti i PDK-së Shemsi Veseli, e shumë të tjerë të ngjashëm.
Drejtori Kukaj theksoi se Komuna e Prishtinës nuk do t’ua vazhdojë kontratat të njëjtëve (të cilat u skadojnë sivjet), dhe se do t’i rishqyrtojë edhe njëherë të gjitha rastet që kanë përfituar, në mënyrë që “në dhënien e ardhshme për shfrytëzim të këtyre banesave të përfitojnë ata që vërtetë kanë nevojë”.
Në këtë konferencë, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, foli rreth procesit të shpërndarjes së banesave.
Ai tregoi se nga 330 familje që kanë aplikuar vetëm për 50 prej tyre ka aktualisht njësi banesore.
“Për pjesën tjetër, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bashkë me Drejtorinë e Pronës janë duke hartuar plane konkrete të sistemimit, me ç’rast në periudhën 3-5 vitet e ardhshme të bëhet zgjidhja e banimit për secilit”, tha ai. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë