Një grua është bërë virale pas një përleshjeje të jashtëzakonshme kundër dy hajdutëve që u përpoqën t'i vidhnin telefonin.

Pasi ia vodhën telefonin, ata u përpoqen të largoheshin me shpejtësi me një motoçikletë.


Por turistja 33-vjeçare, Alexandra Doketova, “ndaloi me guxim” një nga hajdutët në Buenos Aires përpara se kalimtarët të ndalonin për ta ndihmuar.

Policia arrestoi burrin dhe bashkëpunëtori i tij u ndalua disa orë më vonë në kryeqytetin argjentinas, raportuan mediat lokale.

Dhjetë telefona celularë u gjetën në shtëpitë e të dyshuarve. /Telegrafi/