H. Kuçi: Jam pejan, por nuk jam me Ramushin!

Hajredin Kuçi ka edhe një veçori prej politikave të tjerë. Është me prejardhje nga Peja, shkon pothuaj çdo javë në Pejë, por nuk është me partinë e Ramush Haradinajt. Arsyen e thotë në një përgjigje në vazhdim.
Hajredin Kuçi pas tri “fitoreve” në lidhje bashkëshortore më në fund ka kryer edhe “obligimin kombëtar”, qe 15 muaj ua ka sjellë vajin dhe gëzimin fëmijëror, djali Joni.
Hajredin Kuçi flet edhe për shumëçka tjetër për lexuesit e “Telegrafit”.
Jeni politikan por edhe profesor universiteti, studiues shkencor. Sa keni kohë që të ruani e të përsosni “kondicionin” akademik përballë kësaj ngarkese në punë, a keni “frikë” se po vonoheni pak në punën profesionale duke u marrë me politikë?H. Kuçi: Është një pyetje qe unë shpesh ia bëjë vetes dhe e ndjejë çdo ditë. Pas dashurisë që kam për fëmijët e mi, vjen dashuria për Universitetin dhe studentët e që të dy palëve viteve te fundit nuk po mund t’u dal “hakut” si thuhet. Është e vërtetë se tani lexoj më pak literaturë profesionale se puna në qeveri më merr shumë kohë dhe koncentrik, edhepse mundohem ta ruajë ritmin e leximit dhe prezantimeve para studentëve. Unë prioritet në karrierën time e kam jetën akademike dhe nëse e vërej se ajo po dëmtohet tejmase, do t’i lë të gjitha dhe t’i kthehem në tërësi asaj që e dua dhe ndihem më mirë në jetë. Shpesh them se jeta akademike më ka dërguar në politikë, jo e kundërta.
Preferencat e mia politike nuk janë provincialeJeni pejan me prejardhje por nuk jeni me Ramushin. Si është e mundur kjo?H. Kuçi: Shpesh njerëzit bëjnë pyetje të ngjashme duke u nisur nga prejardhja e liderëve të partive apo edhe tendencat për provincializëm te politikes. Unë bërjen e politikës e shoh mbi bazën e politikave që ndërton një parti apo lider dhe kapacitetet që i posedon apo synon t’i këtë dikush për t’i realizuar ato politika. Unë në politikë jam në PDK dhe nuk e kam ndërmend ta ndërroj partinë, por bashkëpunoj dhe do të bashkëpunoj për hir të vendit dhe të qytetarëve me të gjithë në cilëndo fazë. Unë e kam logjikën bashkëpunuese dhe jo refuzuese ndaj askujt. Ka pasur momente kur kemi menduar njëjtë apo edhe kur mendojmë ndryshe. Vlerësimin për një individ nuk e bëj mbi bazën e opononcës politike, por të personalitetit të tij, kontributin për vendin dhe mundësitë që i ka për të ardhmen. Ndihem mirë që jam i asaj anë, por preferencat politike i kam më të gjëra se provinciale.
Zakonisht liderët politik në fund të karrierës së tyre botojnë libra. Ju nuk jeni në fund të karrierës, por në ditarin tuaj personal çka keni shënuar diçka të veçantë, që ka ndodhur këto vite e që do të zinte vend në një libër të ardhshëm biografik?H. Kuçi: Ka shumë gjëra që mund të shkruhen e për të cilat duhet të jem racional, jo subjektiv dhe me vlerësim që i ndihmon pasqyrimit të së kaluarës, por edhe ndërtimit të së ardhmes. Kam pasur fatin që të jem pjesë në disa procese që ishin me ndikim në rrjedhën e fatit të vendit dhe popullit tim. Do ta filloja me jetën e Universitetit në vitet 90-ta dhe jetën politike e publicistike në atë kohë, koha e luftës dhe pas saj, ndërtimi i institucioneve dhe demokracisë pas lufte, procesi i negociatave është një temë në vete, procesi i hartimit të Kushtetutës patjetër dhe i nxjerrjes së simboleve shtetërore. Po, edhe çështje të perceptimeve të brendshme për këto dhe gjëra tjera ku kam vepruar duke përfshirë edhe lëshimet me ose pa qëllim si ai i ‘Zanzibarit’ etj.

Familja dhe librat janë që më mungojnë më së shumti viteve të fundit me siguri edhe unë atyre.
Keni vajza të mrekullueshme, por me sa e dimë e keni kryer edhe “obligimin kombëtar”, sepse tashmë keni një djalë?H. Kuçi: Flm për vlerësimin për vajzat. E kam kryer “obligimin kombëtar”, hahahah, e kam edhe një djalë, Jonin, qe 15 muaj.
Dashuria e vjetër studentore ka sjellë martesën e harmonishme A është xheloze bashkëshortja juaj kur një gazetar, aq më tepër një gazetare kërkon një prononcim nga ju rreth mesnatës, kur ju jeni në familje?H. Kuçi: Unë jam bashkë me bashkëshorten që nga viti i parë i studimeve dhe jemi shokë. Ajo ka mirëkuptim për angazhimet e mia dhe përpiqet të jetë ndihmuese dhe jo pengesë. Kemi ndërtuar besimin në mes nesh, por me një kujdes permanent, hahaha. Ajo nuk më ndërhyn në çështje të punës, e as unë asaj. Natyrisht edhe kujdesi për 4 fëmijët e shpërqendron atë nga kujdesi maksimal për mua, por më shumë për fëmijët për suksesin e të cilëve e falënderoj.

A do të ju preferonit fëmijëve tuaj që të ecin rrugës së politikës si babai i tyre?H. Kuçi: Jam shumë i lumtur me fëmijët, me shëndetin dhe sukseset e tri vajzave që i kam në shkollën fillore ‘Ismajl Qemajli’ që i kanë mësueset e shkëlqyera, ndërsa djali është ende i vogël. Ato edhe kur prezantohen para dikujt i thonë se babin e kam profesor dhe rrallë zevendëskryeminstër. Ky është mentaliteti që unë mundohem t’i bind. Ua kam thënë disa herë që duhet të punojnë shumë dhe të fitojnë ndershëm, që të mos bëjnë gjëra që mund të pendohen, pastaj të mos gënjejnë asnjëherë për asnjë lëshim që mund ta bëjnë në jetë: ta duan dhe mbrojnë familjen dhe vendin. Porosi e madhe e imja si prind ka qenë dhe mbetet që, asnjëherë të mos merren me politikë ngase aty shpesh nuk mund të jenë vetja dhe është jetë e rëndë, ndoshta edhe e pafalenderueshme pas lirisë dhe pavarësisë së vendit.
/Telegrafi/


















































