Simpatia e artistit të madh për stilin dhe kontributin e “tres grandes” në artin botëror. Në vitet ’70 mbante fshehur në shtëpi revistën italiane “Il calendario del Popolo” me fotot e pikturave të Siqueiros.
Pandi Madhi
Një ditë maji te vitit 1971, vëllai i piktorit, Raqi, u shfaq në studion e Guri Madhit me revistën italiane “Il calendario del Popolo”. Kjo ishte një revistë kulturore, e cila në kopertinën e saj kishte pikturën e David Alfaro Siqueiros, “Nazizmi i mundur nën grushtin e lirisë”. Në brendësi të revistës ishte dhe një artikull i Giorgio Sevesos i titulluar “Siqueiros – un pittore politico” (Siqueiros, një piktor politik), bashkë me disa foto të pikturave te tij.
Guri Madhi i kishte parë veprat origjinale të meksikanëve Rivera (1886-1957), Orozco (1883-1949) dhe Siqueiros (1896-1974) në Moskë dhe në Shën Peterburg. Këta artistë janë quajtur “los tres grandes“ dhe konsiderohen tre muralistët më me ndikim te shekullit XX. Të tre ishin të ndryshëm në shprehitë e tyre artistike; të tre modernë në stilin e tyre. Veprat e Riveras janë më shumë utopike dhe idealiste, ndërsa Orozco pati frymë kritike dhe pesimiste. Siqueiros ishte me radikali në pikturë, ndoshta sepse ishte pjesë e lëvizjeve revolucionare meksikane që në rininë e tij.
Të tre muralistët ishin me pikëpamje komuniste, por Siqueiros ishte më i përkushtuari, siç dëshmohet nga portretizimet e tij të masave proletare. Vepra e tij karakterizohet gjithashtu me linja të shpejta, të guximshme dhe përdorimin e mjeteve dhe elementëve që lidhen me teknologjinë.
Por, si u bënë të famshëm “los tres grandes“?
Ishte Jose Vasconcelos, Sekretari i Edukimit Publik në Qeverinë e presidentit Alvaro Obregón (1920-24, që konsiderohet si një nga qeveritë më të mira në historinë e Meksikës),i cili kontraktoi Riveren, Siqueiros dhe Orozcon për të realizuar piktura murale në gjithë Meksikën, duke i udhëhequr këta piktorë për të krijuar vepra në një stil klasik latin dhe evropian. Përgjatë disa viteve, Meksika u mbush me pikturat murale të shumë piktorëve meksikanë, nga të cilët dallimin e bënë “los tres grandes“.
Revista me fotot e pikturave te Siqueiros, i zgjoi artistit Guri Madhi simpatinë e vjetër për stilin dhe kontributin e “tres grandes“ në artin botëror. Mesa kuptohet e shikohet, piktori e bëri pjesë të veprës së tij influencën e këtyre artistëve. Tematika e veprave të tyre ishte në shërbim të ideve të majta në mbrojtje të “proletariatit në qytet apo fermerëve në fshat” dhe përbenin kështu një rrezik minimal për artistin shqiptar, nëse ndonjëherë do të ‘zbulohej’ ndikimi i vërtetë, ai prej artit të tyre modernist.
Në këtë perudhë të krijimtarisë së tij (vitet 1970-80), piktori Guri Madhi ishte në kërkim të ndryshimit dhe tentoi ta bënte këtë gjë duke aplikuar stilistiken e re mbi tema të luftës dhe historisë.
Në këto vite ai ka bërë disa kërkime. Provoi me “Shteg më shteg me çetat partizane” (1973, ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve), kompozim i cili po të studiohet me vëmendje, dëshmon influenca të artit modern meksikan.
Ai i pati edhe më parë këto ndikime, të cilat i reflektoi në disa figura të kompozimit “Ndarja e tapive – Reforma Agrare“ (1971-1972, ndodhet ne Galerinë Kombëtare të Arteve“).
Më pas ai provoi me kompozimin “Posta në fshat”. Në këtë vepër ndjehet qartësisht se Guri Madhi po ecën drejt gjurmësh të reja. Kjo vepër ka pak ngjyra, ka dhe një sfond të papërcaktuar, një “humnerë“ që është afërsisht sa gjysma e tablosë. Kështu e ka zgjidhur jo pa qëllim autori.
Vazhdon me “Betejën e Mushqetasë” ne vitin 1976 (pikturë e shkatërruar dhe e djegur në vitin 1996 në Bashkinë e Tiranës), por, megjithë ndonjë përpjekje në disa figura të këtij kompozimi, ai nuk u shkëput dot prej realizmit.
Po të shikosh skicat e para të këtij kompozimi, ato janë ndërtuar mbi figura surreale.
Vepra tipike e Guri Madhit ku duket influenca e “los tres grandes“ është “Lufta e Spanjës”, me dy luftëtarët intenacionalistë që luftojnë për çlirimin e Spanjës nga fashizmi.
Kjo pikturë në monokrom ishte një prove për piktorin, se mund të avanconte më tej në këtë rrugë.
Vitet pas 1980-tës, veçanërisht pas udhëtimeve në Kosovë (1981), i sollën Guri Madhit dashuri të reja, por dhe të vjetra. Ne sfond po shfaqej ekspresionizmi me fauvizmin e tij, po shfaqej abstraksionizmi (i provuar prej tij 20 vite më parë), po shfaqej liria në veprat e tij.
Kulminacioni arriti me ekspozitën personale të Guri Madhit në qershor 1987 (hapur në një nga sallat e Pallatit të Kulturës në Tiranë, pas refuzimit nga Galeria Kombëtare e Arteve), provë e padiskutueshme që ky piktor paralajmëroi (pararendi) afrimin e orës së lirisë.
Një peng i mbeti artistit, peng i cili nuk u realizua kurrë, për arsye që i di vetë piktori. Dëshira e tij ishte të bënte një mur të tërë të studios së tij të punes (me dimensione 7×4,5 m) një pikturë murale “alla Siqueiros”, siç na e thoshte shpesh duke qeshur. Ai mural do ishte dëshmia më e mirë e simpatisë së tij për artin e “los tres grandes”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime