Site icon Telegrafi

Gundogan zbulon se si kishte mbetur i shokuar nga talenti që kishte ylli i Barcelonës

Ilkay Gundogan është larguar nga Barcelona verën e kaluar për t’u rikthyer tek Manchester City, por ai ende mban kontakte në baza ditore me ish-klubin e tij.

Sot (e diel) ai me shumë mundësi do t’i shikojë ata në aksion ndaj Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës, siç ka zbuluar se ai e ka parë El Clasicon e parë të sezonit.

“E pashë klasiken e kaluar, aty ku Barcelona fitoi 0-4. Është një prej ndeshjeve më të rëndësishme të futbollit që mund të shihen dhe unë do të vazhdojë ta shohë nga distanca”.

Gundogan reflektoi për kohën e tij tek Barcelona gjatë intervistës dhe një prej temave që përmendi ishte një lojtar nga La Masia.

Lexo po ashtu Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

Në veçanti, ai rikujtoi një moment të paharrueshëm me Pau Cubarsi, i cili u bë pjesë e ekipit të parë sezonin e kaluar.

“Para se të bënte debutimin e tij Cubarsi, e pashë atë duke stërvitur dhe e dija se kishte shumë talent”, ka thënë Gundogan.

Isha i befasuar, mendoja se ishte 20 apo 21-vjeçar. Asistenti i Xavit më tha se ai ishte 17-vjeçar dhe unë isha i shokuar”.

“Unë mendoj se ka diçka shumë të veçantë rreth La Masia. Mënyra se si këta fëmijë rriten dhe mësojnë”.

“Nëse shikoni në historinë e Barcelonës, ju do ta shihni se ata gjithmonë kanë pasur shumë lojtarë nga akademia së bashku me lojtarë me përvojë. Kjo është një përzierje që e bën Barcelonën të veçantë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version