Site icon Telegrafi

Gullit: Milani ka shpenzuar keq viteve të fundit, tani kam besim me Maldinin dhe Bobanin

Ruud Gullit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ruud Gullit shpreson se Milani më në fund është në rrugën e duhur tani me rikthimin në poste drejtuese të legjendave, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.

Legjenda holandeze ende i ka në zemër Rossonerët pasi ka fituar shumë trofe gjatë vitet 1980 dhe në fillim të viteve 90.

I pyetur në ditët e fundit, Gullit ka thënë se tani ka besim se Milani është në rrugën e duhur me emërimin e Maldinit dhe Bobanit.

Lexo po ashtu Maldini emërohet drejtor sportiv i Milanit

“Milan luftoi dhe nuk mundi të kualifikohej për Ligën e Kampionëve, por shpresoj se ata mund të bëjnë më mirë vitin e ardhshëm dhe se Paolo mund të bëjë një punë të mirë si drejtor”, ka thënë fillimisht Gullit për Sky Sport Italia.

“Duhen para për të krijuar një skuadër të shkëlqyer, sepse kështu blihen lojtarët”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Boban kthehet te Milani, kësaj radhe si drejtues

“Problemi është se gjatë viteve të fundit drejtorët e mëparshëm kanë pasur para, por nuk janë shpenzuar mirë”.

“Ata blenë lojtarë që Milanit nuk i duheshin”, përfundoi legjenda holandeze. /Telegrafi/

Exit mobile version