LAJMI I FUNDIT:

Guardiola për largimin e Lewandowskit: Ai ishte i rëndësishëm për Bayernin, por ai nuk ishte “zemra e ekipit”

Guardiola për largimin e Lewandowskit: Ai ishte i rëndësishëm për Bayernin, por ai nuk ishte “zemra e ekipit”

Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola, ka folur para ndeshjes së skuadrës së tij me Bayern Munich, duke komentuar largimin e polakut Robert Lewandowski nga skuadra gjermane, duke thënë se ai nuk zemra e skuadrës së bavarezëve.

Guardiola ka punuar në Bayern nga viti 2013 deri në vitin 2016 dhe fitoi tre tituj kampion dhe dy tituj të Kupës së Gjermanisë, por gjithsesi nuk i përmbushi pritshmëritë, sepse qëllimi i tij kryesor ishte fitimi i Ligës së Kampionëve.

Për shkak të lidhjes së tij me Bayernin dhe para ndeshjes së Manchester Cityt kundër skuadrës gjermane, Guardiola foli për largimin e Lewandowskit te Barcelona.


“Leëa ishte një lojtar i rëndësishëm, por ai nuk ishte zemra e Bayernit. Zemra është Manu, Jo dhe Thomas”, ka thënë Guardiola, duke aluduar për Manuel Neuer, Joshua Kimmich dhe Thomas Muller.

Tutje ai foli për fuqinë e klubeve të mëdha dhe mundësin e tyre që të marrin lojtarë më lirë.

“Të gjithë futbollistët duan të shkojnë në klube si Real, Barcelona dhe Bayern. Të tjerët duhet të paguajnë më shumë”, deklaroi strategu.

Pas kësaj, Guardiola tha se nuk ka në plan të kthehet në Bayern Munich, pasi siç theksoi, bavarezët kanë një specialist të ri dhe të mirë për të cilin ka paguar një dëmshpërblim të lartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori