LAJMI I FUNDIT:

Gruaja serbe e arrestuar për spiunazh punon në OSBE, i raportonte BIA-s

Gruaja serbe e arrestuar për spiunazh punon në OSBE, i raportonte BIA-s

Gruaja që u arrestua të premten në Jarinjë nga institucionet e sigurisë së Kosovës është nga komuniteti serb dhe punon në misionin e OSBE-së në Kosovë. Sipas informacioneve ajo dyshohet se i ofronte informacione Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë (BIA).

Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) pas disa muajsh hetime arritën që gruan e dyshuar ta prangosin në pikën kufitare me Serbinë, atë të Jarinës.

Sipas informacioneve që posedon Dukagjini, e dyshuara me inicialet J.Dj. i përket komunitetit serb.


Po ashtu, sipas burimeve brenda institucioneve të sigurisë, e dyshuara është punonjëse e misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila njihet si OSBE.

Ajo dyshohet se i ofronte informacione Shërbimit të Inteligjencës së Serbisë, të njohur si BIA.

Prokuroria Speciale e Kosovës, të premten bëri me dije se e njëjta është ndaluar për 48 orë dhe njësitet relevante të Policisë po kryenin bastisje në banesën e të dyshuarës.

Kurse detaje nuk ka dhënë mbrëmë as drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, pasi është pyetur në një konferencë për media të thirrur për një çështje tjetër.

Derisa hollësi nuk janë ofruar as në raportin 24 orësh policor.

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI
Lexo po ashtu ​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami po thotë se hetimi disa mujor i institucioneve tregon seriozitetin e rastit.

“Kjo lë të kuptohet se Institucionet e Republikës së Kosovës nuk i arrestojnë personat vetëm në bazë të dyshimeve por konsideroj që në momentin kur janë deklaruar që i kanë përcjellë për një kohë të gjatë, në momentin që e kanë vlerësuar që ka prova të mjaftueshme për arrestimin e asaj atëherë është bërë arrestimi”, ka thënë Islami.

Ky është rasti i parë që dikush arrestohet për spiunazh në vitin 2025.

Por, kujtojmë që vitin e kaluar dy shqiptarë të Kosovës, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi kishin përfunduar në pranga me dyshimin që edhe këta kishin kryer veprën penale të spiunazhit, respektivisht bashkëpunimin me BIA-n serbe.

Sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës vepra penale e spiunazhit hyn në kuadër të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Dënimi minimal parashihet me 5 vjet burgim, kurse ai maksimal me 12 vjet./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

Lajme
Kalo në kategori