Në premierën e mbrëmshme të dokumentarit të Netflix për David Beckham, u shfaq edhe Saraja Andrea Rajacic, gruaja e futbollistit të njohur, Thierry Henry, e cila shihet rrallë në publik.
Andrea pozoi me lehtësi për fotografët në një kombinim bardh e zi që i shkonte shumë.
Edhe pse jetën private e mban larg publikut, Andrea është një mysafire e veçantë nëpër evente. Ajo shoqërohet me shumë njerëz të famshëm, përfshirë edhe Beckhams.
Andrea dhe Thierry u takuan në Spanjë, ku jetonte motra e saj. Në atë periudhë, mediat e quajtën Andrean modele, gjë që e shqetësoi shumë.
“Jam një person shumë privat dhe nuk do të doja të bëja asnjë deklaratë. Ju vetë e dini se si është me njerëz si Thierry dhe nën çfarë presioni janë personazhet publike. Unë kurrë nuk kam modelauar. Kam mbaruar menaxhimin në Amerikë. Nuk do të doja të zbuloja më shumë se kaq, sidomos tani”, tha ajo në atë kohë.
Babai i saj, Neboja Rajacic, është një kirurg plastik nga Bosnja dhe Hercegovina. Nëna e tyre, Tatjana, është mësuese e gjuhës ruse.
Ata patën së bashku fëmijën e parë, një djalë, Tristan Henry, në vitin 2012 dhe më pas një tjetër djalë, Gabriel si dhe një vajzë, Tatiana. /Telegrafi/