LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Navalnyt pretendon se burri i saj vdiq nga helmimi

Gruaja e Navalnyt pretendon se burri i saj vdiq nga helmimi

Gruaja e Alexei Navalnyt ka publikuar një video deklaratë ku flet për vdekjen e bashkëshortit të saj.

Yulia Navalnaya akuzon autoritetet ruse për fshehjen e trupit të tij, ndërsa presin që të zhduken gjurmët e agjentit nervor novichok me të cilin sipas saj e helmuan.

“Burri im nuk mund të mposhtej. Dhe pikërisht për këtë e vrau Putini. I turpshëm, frikacak, që nuk guxonte ta shikonte në sy ose thjesht t’ia thoshte emrin”, thotë Navalnaya.


“Dhe si të poshtër dhe frikacakë tani po e fshehin trupin e tij, nuk po ia tregojnë, nuk po ia japin nënës së tij, dhe po gënjejnë patetikisht dhe presin që gjurmët e një tjetër novichok të Putinit të zhduken atje”, shtoi ajo.

Gjithashtu, ajo zotohet të tregojë emrat e të gjithë atyre që janë përfshirë në vdekjen e tij, edhe pse Kremlini po e mohon të ketë qenë i përfshirë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Unë dua të jetoj në një Rusi të lirë, dua të ndërtoj një Rusi të lirë. Unë do të vazhdoj punën e Alexei Navalny”, thotë gruaja e tij.

“Ju bëj thirrje që të qëndroni pranë meje. Ju kërkoj ta ndani inatin me mua. Tërbim, zemërim, urrejtje ndaj atyre që guxuan të vrasin të ardhmen tonë”, thotë Navalnaya, duke u bërë thirrje mbështetësve të burrit të saj që të marrin masa.

Kjo deklaratë vjen pasi zëdhënësi i Navalnyt tha se nënës dhe avokatit të tij iu ndalua të shihnin trupin e të ndjerit në morg këtë mëngjes.

Ndryshe, Navalny si lideri më i shquar i opozitës ruse, kishte qenë i burgosur që kur u kthye nga Gjermania në vitin 2021 pas helmimit.

Ai vdiq në burgun e Arktikut të premten, por autoritetet ruse pretendojnë se ai u rrëzua pas një shëtitjeje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori