Një grua nga Washingtoni po bëhet virale pasi me guxim shpëtoi vogëlushen e saj që potencialisht mund të sulmohej nga një ari i zi në oborrin e shtëpisë.
Një video e momentit aktualisht ka grumbulluar 3.2 milionë shikime në TikTok, derisa disa e lavdërojnë aftësinë e saj për të menduar shpejt përballë rrezikut.
“Isha e frikësuar”, tha Samantha Martin për incidentin, që ndodhi jashtë shtëpisë së tyre në Redmond.
Pamjet tregonin momentin kur vajza e vogël, Juniper mund të shihet duke vrapuar drejt oborrit kur pa ariun e vogël që po vraponte në murin e oborrit të shtëpisë.
Nëna e saj e shqetësuar vrapoi shpejt, e kapi vajzën dhe e futi brenda në shtëpi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Cdk-q6cgx8M&ab_channel=Turningpoint