LAJMI I FUNDIT:

Grosha e Tetovës drejt zhdukjes, ulet interesimi për kultivimin e saj

Grosha e Tetovës drejt zhdukjes, ulet interesimi për kultivimin e saj

“Gjithnjë e më rrallë në vendin tonë gjendet groshë e Tetovës.

Këtu shohim gjashtë apo shtatë lloje të groshës por që janë të importuara. Prodhuesit thonë se shkak për mungesën e groshës së Tetovës, që është edhe e mbrojtur nga shteti, është mungesa e ndihmës nga shteti, por edhe mungesa e fuqisë punëtore. Ndërkohë që ajo pak groshë Tetove që e hasim nëpër markete, shitet të paktën 500 denar kilogrami, dhe nuk është e përballueshme për një familje për ta blerë”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

“Katërqind pesëqind denarë grosha e mirë e jona, por ka që shesin edhe nga 200 apo 300 denarë, por për të blerë problem. Problem paraja është”, tha një banor.


“S`ka para tani krizë është, shtrenjtë është edhe 400 denarë shumë është se mishin mund ta marrish me aq”, u ankua një banor.

“Katërqind denarë grosha e Tetovës është, por jo ska para për të blerë, marrim gjysmë kilogrami dhe aq, s’mund ta mbërrijnë njerëzit”, deklaroi një banor.

Nëse dikur Tetova prodhonte groshë edhe për eksport, sot është problem të gjesh diku 5 kilogram për të blerë, thotë Gjure Angjelkovski nga Miletina, i cili, që nga viti 1968 ka grumbulluar groshë në Pollog të cilën e ka shituar në perëndim.

“Unë që nga 1968 jam marrë me grumbullimin e groshës së Tetovës. Unë kam dërguar nga 200 ton për Greqi, ka pasur edhe më shumë Pollogu. Unë jam nga Miletina ju tregova, nga 25 shtëpi kam mbledh 25 ton. Madje me emër e mbiemër i di shqiptarë e maqedonas kush ka bërë një ton. Dy tre vitet e fundit, kërkoj pesë kilogram të blej, nuk ka. Përse ndodh kjo, sepse nuk punohet më toka”, u shpreh Gjure Angjellvkoski, banor i Miletinës.

“Groshë nuk ka se nuk mbillet më nuk ka kush e punon, populli kanë ikur jashtë gjithë, këtu pa rroga s’mund të jetohet. Shteti s’ndihmon asgjë më shumë na merr se sa na ndihmon”, shtoi një banor.

Kultivuesit thonë se, përveç mungesës së fuqisë punëtore, kanë ndikuar shumë edhe ndryshimet klimatike në uljen e prodhimit. Ndryshe, grosha e Tetovës, njihet për vetitë e saja të mira gjatë gatimit, ndërsa është e mbrojtur edhe në Entin Shtetëror për pronësi industriale ku janë të shënuara vendi i prodhimit por edhe karakteristikat e saj. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Pas 24 orësh tërhiqet me helikopter trupi i pajetë i mërgimtarit që vdiq në Valbonë

Pas 24 orësh tërhiqet me helikopter trupi i pajetë i mërgimtarit që vdiq në Valbonë

Lajme
Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Lajme
Mbeturina inerte, kryeqyteti në kërkim për t’ia kaluar punën një operatori privat

Mbeturina inerte, kryeqyteti në kërkim për t’ia kaluar punën një operatori privat

Lajme
Peja, qyteti me më së shumti vizitorë gjatë 2023-ës, pason Prishtina e Prizreni

Peja, qyteti me më së shumti vizitorë gjatë 2023-ës, pason Prishtina e Prizreni

Lajme
Kalo në kategori