LAJMI I FUNDIT:

Grkovska: Rastet e PSP-së mund të përfundojnë me efektivitet

Grkovska: Rastet e PSP-së mund të përfundojnë me efektivitet

Si një bombë e tetë viteve më parë nga Zoran Zaev, ashtu shpërtheu lajmi se Sasho Mijalkov lirohet nga akuzat për rastin “Target-Fortesa”. Është rasti për të cilën u themelua Prokuroria Speciale Publike. Shpërtheu edhe rasti “Fortesa”, ndërsa njeriu i parë i ish-DSK-së së atëhershme ka mbetur i padëmtuar.

Por zëvendëskryeministrja për Politika dhe Qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska është ende optimiste se rastet e PSP-së mund të përfundojnë me efektivitet.

Ish-prokurorja speciale publike Lençe Ristovska dje me keqardhje tha se nuk do të ketë zgjidhje penalo-juridike për këtë rast. Duke përsëritur se nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për përgjimet e paligjshme në vend. Sipas prokurores, parashkrimi është pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve në kodin penal.


I pyetur se si e sheh Komisioni Evropian këtë çështje, ambasadori evropian David Geer tha se KE ka shprehur shqetësimin për implikimet që mund të lindin nga parimi i mosndëshkimit që rrjedh nga këto ndryshime.

Ndryshe, Gjykata Penale e ndërpreu ndjekjen penale për rastin “Target-Fortesa”, konkretisht për përgjimin masiv të qytetarëve për të cilin akuzoheshin Sasho Mijalkov, Goran Gruevski, Nadica Nikoliq, Vlladimir Varelov, Marijan Shumulikovski dhe Vasil Isakovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori