LAJMI I FUNDIT:

Gripi sezonal, shtohet numri i pacientëve te mjekët amë në Maqedoni

Gripi sezonal, shtohet numri i pacientëve te mjekët amë në Maqedoni

Gjithnjë e më shumë pacientë po kërkojnë ndihmë nga mjekët amë me temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje eshtrash. Mjekët thonë se simptomat janë dramatike, të infektuarit përfundojnë në shtrat, disa marrin edhe bronkopneumoni. Virusi përhapet më së shumti te qytetarët e moshës së re dhe të mesme, sepse më të moshuarit imunizohen rregullisht kundër gripit sezonal, thonë mjekët.

“Tipike për këta pacientë që nuk mund të ngrihen nga shtrati për dy deri në tre ditë, ata kanë dhimbje koke, temperaturë të lartë, këta pacientë zakonisht vijnë për kontrolle në ambulancat tona.”,- theksoi mjekja amë, Ankica Stanoevska.

Ka edhe pacientë me simptoma të Covid-19 dhe me simptoma të tjera, si me infeksione respiratore me adeno-viruse etj. Mjekët nuk e dinë saktësisht se për çfarë lloji bëhet fjalë, sepse pacientët refuzojnë të testohen. Varianti “Delta” dyshohet për shkak se pacientët humbin shqisën e nuhatjes dhe shijes dhe sëmundja prek shpejt mushkëritë.


“Kemi me anginë streptokoke, me infeksione respiratore, me adeno viruse, entero viruse dhe kështu në njëfarë mënyre pacientët janë me patologji të madhe dhe ka shumë punë për mjekët amë”,- theksoi Stanoevska.

Në ambulancat kujdestare në Kozle, gjatë 24 orëve kontrollohen deri në 200 fëmijë me temperature, sepse në këtë sezon infeksionet virale-bakteriale po marrin hov. Gjithashtu për kontrolle shkojnë edhe pacientë të moshave të ndryshme, por për shkak të imunitetit të dobët, 80 për qind e të hospitalizuarve janë nën moshën 3 vjeç. Nga 62 fëmijë që marrin trajtim spitalor, vetëm dy janë me mbështetje oksigjeni.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori