Antoine Griezmann thotë se kishte të drejtë që nuk u largua nga skuadra spanjolle.

Atletico Madrid ka fituar trofeun e parë sezonal ndërkombëtar - Superkupën e Evropës.


griez1 e1514467765528

Sulmuesi francez, Griezmann ka triumfuar me bashkëlojtarët kundër Real Madridit me rezultat 4-2.

"Kam qëndruar sepse ka parë një projekt të mirë, kam besim në këtë klub, në Cholo ... Sot pashë se nuk kam gabuar", tha Griezmann.

"Do të ishte loja e pestë, zyrtare e parë, që bëmë shumë punë, shumë përpjekje ... Ata që erdhën më ndryshuan, ne duhet të vazhdojmë kështu, sepse jemi një grup i madh", tha lojtari.

Gjersa rreth paraqitjes së dobët kundër Los Blancos, futbollisti kishte edhe një arsyetim se nuk është i përgatitur mirë fizikisht.

"Isha nën nivelin tim. Kjo është ndeshja ime e dytë pas rikthimit me kombëtaren. Nuk jam mirë i përgatitur fizikisht", tha Griezmann.

Theksojmë se golat për Realin i shënuan Sergio Ramos dhe Karim Benzema, gjersa te Atletico realizues i dyfishtë ishte Diego Costa si dhe nga një sosh e shënuan Saul dhe Koke. /Telegrafi/

telegrafi sport app