LAJMI I FUNDIT:

Gratë afariste nuk duan pushim lehonie prej 18 muajve

Gratë afariste nuk duan pushim lehonie prej 18 muajve
Foto: Ilustrim

Shoqata e grave të biznesit vlerëson se nisma për rritjen e pushimit të lehonisë në 18 muaj mund të ketë ndikime negative dhe të shënojë regres në procesin e involvimit aktiv të grave në tregun e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë iniciativë, siç thekson Shoqata, do ta rrisë disbalancin ekzistues në raportin burra-gra dhe hendekun gjinor në pagat dhe do ta zvogëlojë ambicien e gruas që të ketë zhvillim në karrierë dhe të përforcohet ekonomikisht.

“Si gra e kuptojmë brengosjen dhe nevojën që të jetë më shumë me foshnjën e vet, por për këtë duhet të gjenden zgjidhje të volitshme me të cilat do të kënaqen të gjitha palët e involvuara”, thuhet në kumtesën e Shoqatës së grave të biznesit prej ku si propozime të mundshme për tejkalimin e situatës i theksojnë rritjen e numrit të kopshteve dhe numrin e pranueshëm të fëmijëve në kopshte dhe rritjen e personelit dhe kuadrit profesional./Telegrafi/