LAJMI I FUNDIT:

Grabitje në Ferizaj

Grabitje në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës në një lokal të lojërave (playstation), kishin hyrë tre persona të dyshuar e të maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti  të forta metali nga kasaforta kishin marr para në vlerë rreth 250-300 euro.

Siç thuhet në raport personat e dyshuar janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, të martën në ora 02:00.


Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante Policore, përderisa nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/