Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, B.K., F.B., N.H., dhe L.B., për veprën penale ”Grabitje” nga neni 329, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Sipas aktakuzës, katër të pandehurit, B.K., F.B., N.H., dhe L.B., në bashkëkryerje me datën 22 janar të këtij vitit, rreth orës 11:23 në qytetin e Deçanit, përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”, nën kërcënimin e revoles kishin grabitur shumën prej 8,543 (tetëmijepesëqindedyzetetre) mijë euro, nga të dëmtuarit A.R. dhe V.B., të cilët në ato momenti ishin duke dërguar pazarin e ”Viva Fresh” për ta dorëzuar në bankë.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftimin për media.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.
Lidhur me veprat penale të grabitjeve, tri muajt paraprak, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka ngritur 6 (gjashtë) aktakuza, kundër 14 (katërmbëdhjetë) të pandehurve për këto vepra penale, ku vlera e parave të grabitura është rreth 300.000 (treqind) mijë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka e Kongresit në SHBA fillojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në shkëmbimin e materialeve
VLEN: Kemi rritur buxhetin për efikasitet energjetik në konvikte, po përmirësojmë jetën studentore
Autobusi nga Kosova u aksidentua në Kroaci, kompania jep detaje
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar