LAJMI I FUNDIT:

Google unifikon shërbimet e komunikimit në Babble

Google unifikon shërbimet e komunikimit në Babble

Shumë shpejtë, Google do t’i unifikojë shërbimet e saj të ndryshme të chat’it nën një emër të vetëm të shërbimit të cilin do ta quajë Babble.

Shërbimi i ri do të integrohet në të gjitha produktet e komunikimit të Google, shumica prej të cilave e kanë të përbashkët funksionin e komunikimit, në mesin e shumë specifikave tjera të cilat i veçojnë ato.

Sipas Geek.com, Google do ta integrojë shërbimin Babble në të gjitha produktet e saj, duke filluar prej Google+ e deri tek Gmail. Përdoruesit do të shohin një dritare unike në dizajn sa herë që ata përdorin një shërbim të komunikimit nga Google.

Me Google Babble, të gjithë përdoruesit e Google Talk, Google+ Hangouts dhe Messenger, Google Voice dhe Google Drive do të lejohen të qasen në shërbimet e komunikimit, pa kufizimet e mëparshme të cilat kërkonin qasje të veçantë nëpër llogaritë e ndryshme që ata kishin nëpër shërbimet e ndara të Google. / Telegrafi /